Komisioni për Integrime Evropiane do të angazhohet edhe për sigurimin e vaksinave

Komisioni për Integrime Evropiane është konstituar të martën në Kuvendin e Kosovës. Prioritet i këtij komisioni u tha se është përmbushja dhe zbatimi i MSA-së. Krahas kësaj si kërkesë e këtij komisioni u ngrit edhe mundësia që të kërkohet nga BE sigurimi i vaksinave anti-Covid 19.

Anëtarja e këtij komisioni nga PDK, Blerta Deliu-Kodra tha se pas ndryshimit të rrethanave me pandeminë, prioritet i komisionit duhet të jetë diskutimi me zyrtarë të BE-së për sigurimin e vaksinave.

Koordinim për këtë çështje u kërkua nga deputetët e LVV-së në këtë komision.

Kryetare e këtij komisioni është Rrezarta Krasniqi. Ndërsa nënkryetare, Arbëreshë Kryeziu nga LVV.