Komisioni për Buxhet sot shqyrton Projektligjin për buxhetin e vitit 2021

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot pritet të vazhdojë mbledhjen në të cilën do të shqyrtojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2021.

Mbledhja pritet të mabhet nga ora 10:00.

Kujtojmë se para dy ditësh ky komision ka miratuar përmbajtjen tekstuale të këtij projektligji.

Në mbledhjen e 21 korrikut pati edhe tensione, pasi anëtari nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka kërkuar rishikim të nenit 15 të këtij projektligji.

Për këtë kishte reaguar ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati i cili theksoi se kjo kërkesë e deputetit Hoti është për çështje politike.

Për këtë cilësim politik nga ministri Murati, ish-kryeministri Hoti ia ktheu shkurt: “Mos ia fut kot, po i mashtroni deputetët”.