Komisioni për Buxhet miraton Projektligjin për mbrojtjen e punëve publike

Komisioni për Buxhet dhe Financa ka miratuar Projektligjin për mbrojtjen e punëve publike.

I njëjti u konsiderua i domosdoshëm nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Para anëtarëve të komisionit, Murati tha se përmes këtij projektligji do të subvencionohen deri 20 për qind materialet ndërtimore që janë ngritur si pasojë e inflacionit dhe kanë ngecur punët publike.

“Projektligji vlen prej korrikut 2022 deri në qershor të vitit 2023”, tha ai.

Megjithatë, partitë opozitare e konsideruan të vonshëm këtë projektligj.

Madje, thanë se i njëjti hap rrugë për abuzime dhe që nuk do të zgjidh problemet për mungesën e investimeve kapitale.

Ata kritikuan edhe për mungesën e kostos së projektligjit.