Sot
Komisioni për Arsim mban mbledhje, shqyrtohen disa Projektligje
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi pritet të mbajë sot mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, Projektligji për Sport dhe të tjerë.
Mbledhja zhvillohet me fillim nga ora 12:00 në sallën N 303 në ndërtesën e Kuvendit.