FSK
Komisioni Parlamentar i FSK-së viziton Ministrinë
Komisioni Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikqyrje të FSK-së ka zhvilluar takim me udhëheqësit në Ministrinë e FSK-së
Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës z. Rrustem Berisha dhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pritën sot në ministri deputetët e Kuvendit të Kosovës, anëtarë të Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së (KPPMSMFSK), në krye me deputetin z. Haxhi Shala, kryetar i Komisionit.
Në takimin e përbashkët të deputetëve të Komisionit PPMSMFSK të Parlamentit të Kosovës dhe krerëve të Ministrisë dhe FSK-së ishin të pranishëm edhe drejtori dhe zëvendës drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s për MFSK dhe FSK (NALT).