Komisioni për Legjislacion ka aprovuar propozimet e presidentes Vjosa Osmani për ndryshimet kushtetuese që lidhen me mënyrën e zgjedhjes së presidentit. Me këtë hap, çështja kalon për shqyrtim në seancë plenare.
Ndryshimet u miratuan me 6 vota pro, ndërsa dy deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës votuan kundër.







