Për bashkatdhetarët që jetojnë në diasporë, anëtari i Komisionit të PDK-së për Diasporë, Ramiz Lladrovci, ka ftuar bashkatdhetarët të aplikojnë për votim jashtë Kosovës, që ka filluar sot dhe mbaron më 10 shtator 2019, për zgjedhjet e parakohshme nacionale të 6 tetorit.

“Ju ftoj dhe inkurajoj të gjithëve që keni të drejtë vote që jetoni jashtë Kosovës dhe që i plotësoni kriteret ligjore, shfrytëzojeni të drejtën për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe pastaj të votoni në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës më 6 tetor 2019”, ka shkruar Lladrovci në rrjetin social, ku ka bashkëngjitur edhe formularin e aplikimit për votim jashtë Kosovës.

Ja ftesa e Z. Lladrovci në fb:

Të nderuar bashkatdhetarë,
Zonja e zotërinj,
Motra e vëllezër në diasporë,

Sot ka filluar afati për regjistrimin e qytetarëve me të drejtë vote, për votim jashtë vendi, për zgjedhjet e parakohshme nacionale të 6 tetorit. Periudha e aplikimit për votim jashtë Kosovës, ka filluar sot, më 30 gusht dhe zgjat deri më 10 Shtator 2019.

Të gjitha informacionet e detajuara dhe se si të aplikohet për regjistrim janë të publikuara në këtë vegëz: http://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/.

Aplikimi për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës mund të bëhet përmes këtyre mundësive: fahut postar të KQZ-së; fax-it të KQZ-së dhe përmes ndonjërës nga e-mail adresat e Shërbimit Votues të KQZ-së.

Ju ftoj të aplikoni brenda kësaj periudhe, për regjistrim për të votuar përmes postës për zgjedhjet e 6 Tetorit. Ftoj të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës me të drejtë vote, ta realizojnë të drejtën e vet demokratike për zgjedhje.

Ftoj po ashtu zonjat e zotërinjtë që nuk e kanë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Shtetësi, të aplikojnë për votim.

Bashkatdhetarë të nderuar,

Ju ftoj dhe inkurajoj të gjithëve që keni të drejtë vote që jetoni jashtë Kosovës dhe që i plotësoni kriteret ligjore, shfrytëzojeni të drejtën për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe pastaj të votoni në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës më 6 tetor 2019.

Ramiz Lladrovci, Anëtar i Komisionit të PDK-së për Diasporën

loading…