ENTSO-E

Komisioni Evropian nis hetimet pas “black out-it” energjetik që përjetoi Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja…

Pas “black out-it” energjetik që përjetoi Shqipëria dhe i gjithë rajoni mesditën e të premtes, rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energjinë Elektrike ka njoftuar në një deklaratë me shkrim se do të nis një hetim ndërkombëtar për incidentin e djeshëm.

ENTSO-E aktualisht po mbledh të dhëna teknike për këtë incident nga OST-të e prekura dhe do të ofrojë më shumë informacion rreth kësaj ngjarjeje në të ardhmen e afërt. Në përputhje me metodologjinë për klasifikimin e incidenteve, Komiteti i Operacioneve të Sistemeve të ENTSO-E do të zgjidhi një panel ekspertësh për të vlerësuar shkaktarët dhe pasojat e incidentit.

Zyrtarët malazezë pohojnë se shkaku i prishjes rajonale të sistemit elektroenergjetik është pasojë e ngarkesës së madhe dhe rritjes së konsumit ditor dhe temperaturave të larta, por një hetim ndërkombëtar nga Shoqata Zyrtare Evropiane e Operatorëve të Sistemit të Transmetimit do të përcaktohet se nga kanë nisur problemet.

Kjo ndërprerje preku Shqipërinë, Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën dhe shkaktoi një ndërprerje të pjesshme në Kroaci. Operatoret e sistemeve të transmetimit (OST) të prekura, me mbështetjen e OST-ve fqinje, arritën të rikthejnë furnizimin e energjisë brenda 2 orësh, duke përpjekur të minimizojnë ndikimin e ndërprerjes tek konsumatorët.