Komisioneri Hahn në vizitë urgjente nesër në Kosovë

Komisionari Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn do të arrijë nesër për vizitë në vendin tonë.

Sipas njoftimit të Qeverisë, Hahn pritet të zhvillojë takim me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Takimi pritet të mbahet në ora 16:30, ndërsa tema kryesore e takimit, sipas burimeve të Ballkani.info pritet të jetë taksa 100% ndaj produkteve nga Serbia.

Hahn ka qenë kritikues i vendimit për taksën që nga dita që ajo ka hyrë në fuqi. /Ballkani.info