Komisioneri Evropian për Zgjerim uron Osmanin, thotë se vazhdimi i dialogut është thelbësor

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi uroi mbrëmë Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj si shefe e shtetit të Kosovës.

Në urimi, eurokomesari ipërcolli Osmanit, por edhe Qeverisë dhe parlamentit të Kosovës një mesazh për dialogun me Serbinë.

“BE pret të punojë me Presidenten, qeverinë e re dhe parlamentin për të çuar përpara agjendën evropiane dhe reformat e lidhura me BE-në, në interes të qytetarëve të Kosovës. Vazhdimi i dialogut me Beogradin është thelbësor”, shkruan ai në Twitter.

Vjosa Osmani u zgjodh mbrëmë presidente e Kosovës me 71 vota pro.

Ajo është presidentja e dytë grua e vendit.