Komision Hetimor për krimet e luftës në Ukrainë, Kombet e Bashkuara emërojnë tri ekspertë për të kryer hetimet

Kombet e Bashkuara kanë emëruar tre ekspertë të të drejtave të njeriut për të kryer hetime lidhur me krimet e luftës dhe shkeljet e tjera të kryera gjatë luftës në Ukrainë.

The Guardian shkruan se paneli i pavarur që do të drejtohet nga Erik Mose i Norvegjisë, ka një mandat për të hetuar të gjitha shkeljet dhe abuzimet e të drejtave të njeriut”, ka thënë ai.

Mose i cili është 71-vjeç është një gjykatës norvegjez i cili ka qenë president i Gjykatës Ndërkombëtare Penale për Ruandën nga viti 2003 deri në 2007.

Mediat e huaja shkruajnë se Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ra dakord më 4 mars për të krijuar Komisionin Hetimor për një vit, me kërkesë të Ukrainës dhe aleatëve, përfshirë Bashkimi Europian, Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara.