Komentuesi e akuzon për operacione plastike, ja si i përgjigjet Leonora Jakupi (FOTO)

Këngëtarja është kritikuar nga fansat se ka ndërhyrë në hundën e saj.

Leonora Jakupi njihet si një nga këngëtaret më të bukura të skenës sonë.

Ajo është ndër të paktat që ka qëndruar origjinale në pamjen e saj, pa pasur nevojë të ndërhyjë në fytyrë ose në trup estetikisht.

Mirëpo, në një foto të fundit që këngëtarja ka postuar, fansat kanë vërejtur një ndryshim.

https://www.instagram.com/p/BuE880IFpl0/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_locale_test

Dikush i ka shkruar në koment duke cekur se vërehet se hunda e saj është më ndryshe dhe se kjo nuk po i pëlqen aspak.

Por, Leonora nuk ka vonuar për të qartësuar gjithçka.

Jakupi ka treguar se ajo nuk ka bërë asnjë ndërhyrje dhe ‘kjo është hunda që ka pasur gjatë gjithë jetës dhe që do të vazhdojë ta ketë’.

Megjithëse vazhdon të jetë shumë e pëlqyer nga fansat, Leonora nuk është shumë aktive në rrjetet sociale e madje as në muzikë, pasi që shumë rrallë po sjell projekte muzikore së fundit.

Kënga e fundit që Leonora ka publikuar është balada ‘Pa asnjë dyshim’.