Ermal Mulosmani
Komedia e zezë e PD-së
Lëvizja e fundit të grupit të Alibeajt, që fton përfaqësuesit e primareve të Berishës, të paraqiten si përfaqësues të përbashkët të të djathtës në zgjedhjet e 14 Majit, i jep nota komike gjithë zhvillimeve dramatike të kësaj partie që prej gati dy vitesh.
Shkruan: Ermal Mulosmani
Pra, grupi i Alibeaj-Basha luftoi për dy vjet rresht, me mish e me shpirt, për të ndarë Partinë e tyre nga Berisha dhe, në finale, përmes proçedurës dhe ligjit, arriti të bindë Gjykatën që ATA janë përfaqësues ligjor të PD-së deri në një vendim tjetër. Vendimi i Gjykatës së Apelit e vendosi këtë. Pavarësisht FAKTIT të shumicës së anëtarësisë së konfirmuar nga vota e 6 Marsit.
Pas këtij vendimi të Gjykatës, mosregjistrimi nga KQZ e Celibashit, me pretendime proçeduriale, i shërbente viktimizimit të këtij grupimi. Pushteti po na lufton por ne nuk jepemi!!! Rrëzimi i vendimit të Celibashit nga KAS ishte një shuplakë për këtë të fundit.
Nga gjithë këto zhvillime kishte vetëm një viktimë reale, ishte Grupi i Berishës që megjithëse kishte shumicën e elektoratit opozitar proçedura dhe ligji e lanë pa logo Partie!!! Dhe për ti dhënë nota komike gjithë kësaj zezone mbërrin ftesa e Alibeaj-Bardhi: “Kandidatët e Primarreve të kandidojnë për ne”.
1)Pasi nuk kishin lënë gjë pa thënë për atë proçes zgjedhjeje (Primaret),
2) Pasi kishin përzgjedhur kandidatët e tyre pothuaj në çdo zonë zgjedhore,
3) Pasi kishin përjashtuar nga Grupi Parlamentar fitues të Primareve (Belind Këlliçin) e mbi të gjitha,
4) Pasi kanë përjashtuar Berishën e berishizmin një herë e përgjithmonë nga grupimi i tyre,
Vijnë dhe propozojnë berishistëve të përfaqësojnë logon e PD-së!!!
Kjo është pjesa komike e kësaj zezone demokratikase. Pasi luftuan 2 vjet, me çdo mjet, të mbanin shtëpinë tani u thonë humbësve : “Shtëpinë e morëm po skemi mobilje, a na i jepni tuajat?!”
Po atëhërë çu pa puna e 09 Shtatorit?! Ju bashkë ishit atëherë. Berisha ishte shumë më larg vendimmarrjes në Shtatot 2021 sesa sot.
Këta që kanë fituar Primaret janë berishistë të deklaruar jo PD-istë vule, janë antimerikanë, janë të korruptuar, janë regresistë. Çi doni ata? Si bëheni kaq qesharakë? Kjo i kthen edhe ata pak mbështetës potencialë në të zhgënjyer prej jush. A ju ka mbetë ndonjë grimë serioziteti?
Kaq qesharakë nuk i mendoja kurrë.
Shkrimi fillimisht është publikuar nga autori në profilin e tij në Facebook.