Futboll
Kombëtarja e Kosovës stërvitjen e parë e zhvillon ditën e hënë
Kombëtarja e Kosovës në futboll, i nisin përgatitjet për dy ndeshjet e shtatorit ditën e hënë.
Stërvitja do të zhvillohet në orën 17:45, në Kampin Nacional në Hajvali, shkruan Ballkani.info.
Ndërkaq, në të njëjtën ditë, paraprakisht përzgjedhësi Foda, do të mbajë konferencë për media në hotel ‘Emerald’ në orën 13:00.
Të kujtojmë se ndeshja me Rumaninë luhet të premten e ardhshme në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.