Kombet e Bashkuara i bëjnë thirrje Emirateve të ofrojnë dëshmi se princesha Latifa është gjallë

Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) ka kërkuar një dëshmi “konkrete” që princesha Latifa Al Maktoum, vajzën e liderit të Dubait. Princesa Maktoum thuhet se është gjallë dhe po mbahet në paraburgim.

Në një deklaratë të lëshuar në Gjenevë të martën, ekspertët e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut kanë thënë se ajo duhet të lirohet “urgjentisht”.

Princesha Latifa tentoi të ikte nga Dubai në vitin 2018. Në xhirimet eshpërndara nga “BBC Panorama”, ajo thotë se e kanë droguar dhe e kanë kthyer prapa për në qendër të paraburgimit.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se duan më tepër informata.

Familja mbretërore e Dubait më herët ka thënë se princesha Latifa është e sigurt dhe po kujdesen për të në shtëpi.

Më 5 mars, Kombet e Bashkuara kishin thënë se ende janë duke pritur detaje të mëtutjeshme nga Emiratet e Bashkuara Arabe – dy javë pas kërkesës fillestare për dëshmi se është gjallë.

Të martën, ekspertët e Kombeve të Bashkuara sërish i kanë thënë qeverisë së Emirateve që të ofrojnë informata kuptimplote për fatin e princeshës Latifa.

Kanë kërkuar “për një verifikim të pavarur të kushteve në të cilat ajo mbahet, dhe për lirimin e saj të menjëhershëm”.