Komandanti i KFOR-it shkon në Beograd dhe takohet me shefin e ushtrisë serbe!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviq sot në Beograd është takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneral-majorin, Lorenzo D’Adario.

Sipas mediave serbe, të dy gjeneralët kanë biseduar për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë.

Po ashtu ata të dy thuhet se kanë folur edhe për aktivitetet që ndërmarrin me qëllim të përcjelljes së situatës në terren dhe ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë, transmeton Ballkani.info.

“Gjenerali Mojsiloviq ka rikutjuar se Marrëveshja Tekniko-Ushtarake, si dhe marrëveshjet tjera me KFOR-in nuk njohin palë tjera, përveç forcave të sigurisë së Republikës së Serbisë dhe KFOR-it”, thuhet në njoftimin e Ministrisë serbe të Mbrojtjes. /Ballkani.info/

loading…