Komandant Giqa nga Juniku: Hajnat e kanë vendin në burg, jo në Komunë

Muharrem Knushi, i njohur si komandant Giqa, me të kryer misionin e tij prej çlirimtari, Giqa e vazhdoj jetën e tij në Çeki, aty ky për shumë vite merret me biznes.

Mirëpo, duke e dashur shumë vendlindjen e tij, Junikun, ai vazhdon të jetë i lidhur fort.

Se sa e fuqishme është lidhja e tij me Junikun, e tregon edhe ardhja e tij në fushatë zgjedhore për t’i dhënë mbështetje kandidatit për kryetar, Ruzhdi Shehut.

“Unë jetoj dhe veproj në diasporë tash e sa vite. Sa herë që më ka kërkuar Juniku për të dhënë kontributin tim, unë kam qenë në vijën e parë të frontit për Junikun tim dhe për junikasit e mi. Gjaku që më rrjedh në vena, është gjak Juniku. Prandaj unë kontributin tim gjithmonë e kam dhënë pa asnjë interes apo kundërvlerë. Ka dashtë Zoti që unë sot të jem i gjallë në mesin tuaj, sepse unë Junikut ja kam falë edhe jetën time kur ka qenë nevoja”, shkroi ai.

Giqa ka thënë se është duke dhënë kontributin e tij, sërish, pa asnjë interes apo kundërvlerë, por vetëm për të mirën e Junikut që të gjithë ne e duam aq shumë.

“Nuk jam politikan por jam junikas dem baba dem. Prandaj unë do të votoj për Ruzhdi Shehun, sepse vetëm ai është për Junikun dhe jo për interesat e tij private ose partinë politike që përfaqëson. Kush e njeh Ruzhdi Shehun personalisht, e din që për interesa private nuk do të ishte kandiduar asnjëherë. Duhet pranuar se po, është rugovist me zemër, por së pari është junikas për Junikun. Në fund të fundit, kur e kanë pas interesin, nën sqetulla të Rugovës kanë qenë edhe këta që e zhvatën Junikun për 12 vite. Të paktën Ruzhdi Shehu është rugovist i vërtetë që gjithë jetën e tij e ka kushtuar për Junikun”

Gjithashtu ai tregoi edhe njëherë se do ta mbështesë Ruzhdi Shehun në këto zgjedhje.

“Ne kemi nevojë për një kryetar që punon për Junikun 24/7, që ka integritet, profesionalizëm, kulturë, edukatë, guxim dhe mbi të gjitha vullnet për të kthyer dinjitetin e Junikut. Me një fjalë, kemi nevojë për Ruzhdin Shehun, kryetarin në ardhje të Junikut. Sa i përket këtyre që paketojnë gjërat për të liruar Komunën e Junikut pas 12 viteve, po them se hajnat e kanë vendin në burg dhe jo në komunë. Prandaj vazhdoni paketimin e gjërave, sepse me votë të fshehtë junikasit do të ju tregojnë vendin me 17 tetor. Ndaluni me shantazhe dhe kërcënime, sepse vota është fshehtë. Ndaluni edhe me mashtrime, sepse nuk shiten më. Vazhdoni vetëm me paketimin, asgjë më shumë. E dua Junikun dhe junikasit e mij me shpirt dhe zemer. Respekt për të gjithë”

Postimi i plotë: