Muharrem Knushi, i njohur si komandant Giqa, e ka kritikuar kryetarin aktual të AAK-së, Agron Kuçin, i cili tani është në garë për balotazh kundër kandidatit të LDK-së, Ruzhdi Shehut, shkruan Ballkani.info

Ai tha se kandidati i AAK-së, Agron Kuçi e ka humb kontrollin.

“Kryetari në ikje e ka humb kontrollen sepse tash ka fillu me ju hy njerëzve edhe nepër shtëpi duke premtuar lyrje të shtepijave, ndërtime të objekteve përcjellëse (posllomave), kanalizime, shtruarje të asfalltit nëpër oborre, si premtime të rrejshme edhe për punësime.” ka shkruar ai në Facebook.

Giqa i UÇK-së, tha se kryetari në ikje Kuçi çdo ditë e më shumë është duke e parë humbjen e vet dhe nuk po kursen më askënd. /Ballkani.info/

Postimi i plotë:

E hupi kontrollen… Kryetari në ikje e ka humb kontrollen sepse tash ka fillu me ju hy njerëzve edhe nepër shtëpi duke premtuar lyrje të shtepijave, ndërtime të objekteve përcjellëse (posllomave), kanalizime, shtruarje të asfalltit nëpër oborre, si premtime të rrejshme edhe për punësime. Ka fillu tash me ju kthy metodës së vjetër duke u viktimizuar. Po fillon me qajt dhe po mendon se qytetarët e Junikut i kanë harruar mashtrimet, keqpërdorimet e tij për 12 vite. Kryetari në ikje çdo ditë e më shumë është duke e parë humbjen e vet dhe nuk po kursen më askënd. Ka filluar me presione edhe ndaj punëtorëve të Komunës që të punojnë për partinë e kryetarit në ikje. Ju lutem mos u befasoni nga kryetari në ikje sepse ai ka premtuar se do e bëj edhe trenin për bjeshk. Tash me siguri do të premtoj edhe ndërtimin e aeroportit pa u skuqur fare.