‘Kom bo dashni’ thotë Burim Bekaj në këngën e re VIDEO

Këngëtari, Burim Bekaj ka nisur rrugëtimin e tij në muzikë.

Ai në kanalin Youtube ka hedhur projektin e titulluar “Kom bo dashni”.

Kjo është kënga e tij e parë që u shkrua nga Ghulo, kurse, muzika u bë nga Granit Gashi dhe Dardy.

“Kom bo dashni” u finalizua edhe me klip nga BUG Production.

Burimi u bë pjesë e estradës në zhanrin folk dhe ka një zë shumë karakteristik.