Shumë kolonë rusë, që erdhën të jetojnë në këtë gadishull pas pushtimit të dhunshëm rus të vitit 2014, kanë filluar të largohen nga Krimea pas sulmeve të ushtrisë ukrainase.
Ushtria ukrainase ka filluar sulmet edhe mbi Krime, në përpjekje për të kthyer nën kontroll këtë pjesë të territorit të saj të njohur ndërkombëtarisht.
Në video të postuar në media sociale, shihet se si një grua qan teksa ajo ankohet se ishin “duke kaluar mirë në Krime” dhe se po ambientoheshin.
Rusia transferoi 1 000 000 qytetarë rusë në Krime pas aneksimit për të zëvendësuar popullsinë vendase, e cila pjesërisht u largua nga Krimea dhe pjesërisht u shtyp, arrestua, u dënua apo u zhvendos dhe pronat e të cilëve u sekuestruan.
Today's traffic jams in Crimea after a strike at Saky military airbase
— Euromaidan Press (@EuromaidanPress) August 10, 2022
In the video which appeared on social media Russians are complaining saying they don't want to leave Crimea ("It was so good here, so homely," a woman on the video says) https://t.co/V9R3jLdrl2 pic.twitter.com/DaOBefPJ8H
Nuk ka asgjë të re në këtë politikë të Rusisë. Në vitin 1944, tatarët e Krimesë u dëbuan masivisht nga Krimea në Siberi dhe Azinë Qendrore. Atyre iu ndalua kthimi në shtëpi. Në të njëjtën kohë, Moska u bëri thirrje rusëve etnikë që “të shkojnë dhe të vendosen në tokat e pasura të Krimesë. Atyre u dhanë toka të tatarëve.
THREAD This video shows a Russian occupant who leaves Crimea after yesterday's attack. She says: "I don't want to leave Crimea, Alushta. It is so amazing here. We got used to living here. We lived like it is our own. We felt like at home here". /1 pic.twitter.com/Z4ShZPkp9D
— Sergej Sumlenny (@sumlenny) August 10, 2022







