Dritan Demiraj

Koloneli shqiptar thotë se Kurti është një ndër kryeministrat më trim e të pakorruptuar

Ish-ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, koloneli Dritan Demiraj përmes një lidhje direkte në emisionin “N’kolonë me Shoqen” në Radio Prishtina ka folur për situatën në veri dhe për qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj një problematike të tillë.

Ai ka thënë se Kurti është një nga kryeministrat më trima, të pakorruptuar që sipas tij po përpiqet për të reformuar gjërat që kanë dështuar për disa vite në Kosovë.

I pyetur për qasjen e Kurtit ndaj ndërkombëtarëve Demiraj vlerëson se ai ka një qasje të duhur, meqë është përballur edhe me njëanshmëri nga ndërmjetësuesit e BE-së në dialog të cilët kanë mbështetur Serbinë duke mos marrë parasysh asnjë rrethanë.

“Unë besoj se ‘Zajednica’ s’duhet lejuar në Kosovë, sepse është prelud i asaj që Beogradi zyrtar do të përpiqet që më vonë ta vendos kontrollin e plotë ndaj këtyre katër njësive në veri”, u shpreh koloneli shqiptar.