Forca e Sigurisë së Kosovës( FSK) vazhdon të ketë bashkëpunim të shkëlqyeshëm me ushtrinë amerikane, njofton FSK-ja.
Ky bashkëpunim forcohet dhe mbahet edhe përmes kampit Bondsteel që në vazhdimësi ka mbështetur ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi në kazermën ,,Skënderbeu” në Ferizaj ka qëndruar për vizitë Komandanti i Komandës Regjionale të Lindjes nga kampi Bondsteel kolonel Brey Hoopkins që u mirëprit nga komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes ( KDS ) gjeneral brigade Irfete Spahiu.
Gjeneral Spahiu falënderoi kolonelin për bashkëpunimin e vazhdueshëm në realizimin e trajnimeve me interes për FSK-në nga instruktorët amerikan, dhe e njoftoi me zhvillimet në KDS-së.
Ndërsa koloneli Hoopkins u zotua së ky bashkëpunim do vazhdoj të thellohet edhe në të ardhmen duke ngritur ritmin e bashkëpunimit dhe kontributin në të gjitha fushat e zhvillimit të FSK-së, me të gjitha kapacitetet që ka Komanda Regjionale e Lindjes.







