Kolonë e gjatë në kufirin Shqipëri-Kosovë

Në hyrje të Kosovës, në pikën kufitare në Vërmicë qytetarët janë përballuar me pritje e kolonë të gjatë.

Të gjithë qytetarët e Kosovës që ia kishin mësyrë Shqipërisë për fundjavë, janë përballur me kolonë e pritje të gjata gjatë kthimit të tyre.

Sipas fotografive të dërguara nga qytetarë në redaksi të lajmi.net, shihet se në pikën kufitare në Vërmicë ka kolonë.

Në bazë të kësaj fotografie, shihet se kolona për në hyrje të Kosovës deri te pika kufitare është mjaft e gjatë.