Kolona të gjata në rrugën Prishtinë-Podujevë, shkak punimet në rrugë (FOTO)

Punimet në rrugën për në Podujevë, kanë bërë që sot të krijohen kolona të gjata në këtë drejtim.

Automjetet që kanë qenë duke udhëtuar nga Prishtina për në Podujevë, janë ballafaquar me pritje të mëdha për shkak të bllokimit të rrugës.

Një lexues i cili i ka dërguar fotot nga vendi i ngjarjes, ka thënë për Ballkani.info se kolonat e gjata janë të mundimshme dhe se po shkaktojnë vonesa të mëdha.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, kolona të gjata ka pasur edhe në pikën kufitare në Merdare. /Ballkani.info