Edhe në mëngjesin e sotëm, kolona të gjata vazhdojnë të jenë në Merdare.

Bashkatdhetarët që kanë kryer pushimet dhe po mësyjnë vendeve jetojnë dhe punojnë, po përballen me pritje të gjata nëpër pika kufitare, sidomos në Merdare.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se në pikën kufitare në Merdare, mërgimtarët po presin deri në 6 orë për të dalë nga Kosova, përderisa për të hyrë po presin 5 deri në 10 minuta.

Ndërkaq kolona në dalje të Kosovës në këtë pikë është mbi një kilometër e gjatë.

Në pikën kufitare te Dheu i Bardhë pritja është deri në 1 orë e 20 minuta, në Mutivodë pritja është deri një orë, ndërsa në pikën kufitare Jarinjë pritjet për të dalë nga Kosova janë 40 minuta.

Ndërsa, në pikat e tjera, gjendja është më mirë.

loading…