Kolona të gjata në Merdare, pritje deri në 3 orë

Bashkëatdhetarët që po hynë në Kosovë nuk po u duhet të presin më shumë se dhjetë minuta, por pritja për të dalur përmes kufirit Merdare është e gjatë deri në 3 orë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në pikëkalimin Dheu i Bardhë pritja për të hyrë është deri në 15 minuta, ndërsa për të dalur rezulton të jetë 40 minuta, njofton Ballkani.info.

Në kufirin Multivodë, Jarinje pritja për të hyrë dhe për të dalur është e njëjtë 3 deri në 5 minuta. /Ballkani.info

loading…