Kolona të gjata, bllokohet autostrada Prishtinë-Fushë Kosovë

Dalja nga autostrada e Prishtinës në drejtim të Bresjes së Fushë Kosovës, duket që është shkaktari kryesor i kolonave.

Sot kolonat ishin me kilometra, konkretisht sipas dëshmitarëve që nga dalja e autostradës e deri në gjysmën e saj kishte kolona, raporton KP.

Dëshmitarët thonë se kolonat po bëhen pasi është një numër i madh i automjeteve në rrugën magjistrale Fushë Kosovë-Pejë, gjë që edhe vështirëson daljen e automjeteve nga autostrada për t’u lidhur në atë rrugë.