Kolona me kilometra e gjatë në kufirin Hungari-Serbi, të bllokuar edhe shumë kosovarë (VIDEO)

Në prag të festave të fundvitit, në Gjermani dhe Austri kanë filluar tollovitë e mëdha në komunikacion.

Në kalimin kufitar në Horgosh, në hyrje në Serbi nga Hungaria tollovitë kanë filluar të enjten në mbrëmje, kurse sonte pritet valë e re.

Kjo është pika kryesore kufitare të cilën e përdorin kosovarët për të ardhur në atdhe.

Shumica nga kosovarët që jetojnë në Gjermani dhe Austri e përdorin këtë kufi, shkruan Ballkani.info.

Kolona ka edhe nga Vjena në drejtim të Budapestit, kështu që ndërmjet dy qyteteve udhëtimi zgjatë më shumë se pesë orë.

Një lexues i Ballkani.info e ka dërguar një video nga kufiri ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë. Aty shihen kolona të gjatë të veturave dhe kamionëve.

Ai thotë se ka shumë kosovarë që janë bllokuar në këtë kolonë të gjatë shumë kilometra. /Ballkani.info/