Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, për automjetet në hyrje pritet rreth 40 minuta, ndërsa për dalje 3-5 minuta. Kolona në hyrje arrin gjatësi prej 150 metrash, ndërsa në dalje rreth 50 metra.


Në Jarinje, automjetet presin 10-15 minuta në hyrje dhe dalje, me një kolonë prej 50 metrash në hyrje dhe pa kolona në dalje.

Në pikën Merdarë, pritjet për automjetet në hyrje dhe dalje janë nga 5 deri në 10 minuta, pa kolona të regjistruara.