Kolona deri në 14 km e gjatë ndërmjet kufirit Serbi-Kroaci

Mërgimtarët janë duke u përballur me kolona të gjata në kufirin Serbi – Kroaci.

Mërgimtarë kanë treguar se në këtë pikë kufitare kolonat janë të gjata deri në 14 kilometra, e po duhet të presin me orë të tëra.

Numri i mërgimtarëve që erdhën në Kosovë për pushime verore ishte mjaft i madh, ndërsa është rritur numri i mërgimtarëve që po rikthehen në vendet ku jetojnë.