Kololli tregon se mundohet t’i bindë edhe lojtarët tjerë të zgjedhin Kosovën

Futbollisti i Kosovës dhe Zurichit, Benjamin Kololli ka qenë i ftuar në emisionin “Ich bin Albaner”.

Pos tjerash, Kololli ka zbuluar se asnjëherë nuk është penduar që ka zgjedhur të luajë për Kosovën.

“Ftesën e kam pritur me gjithë zemër, unë nuk kam luajtur për asnjë kombëtare dhe fillimi nuk e kam vërejtur efektin, por më pas, pas sukseseve e kam parë që zgjedhja e Kosovës ka qenë fantastike dhe nuk i kam ra pishman asnjëherë”.

“Kur më pyesin tashmë edhe lojtarët e ri se çfarë mendon për Kosovën ju them se përpara ndoshta do kisha menduar ndryshe por sot mundona që edhe të tjerët t’i ftojë dhe të ju them që është ekstrem mirë të luash për Kosovën”.

“Kur e veshi fanellën është gjithçka, por momenti kur trupi më dridhet është në momentin kur futemi në fushë për ngrohje para ndeshjes dhe dëgjoj këngët patriotike ose tifozët që këndojnë, dhe pyetja jem është e vetme se përse stadiumi është aq i vogël sepse duhet të jetë më i madh”, përfundoi Kololli.

loading…