Kololli dhe Kryeziu luajnë vetëm në miqësoren e parë, me Greqinë, Kosova do përballet me shumë mungesa

Zurich ka lëshuar komunikatë zyrtare sa i përket dyshes kosovare Benjamin Kololli dhe Hekuran Kryeziu.

Klubi zviceran ka bërë me dije se dyshja do të lejohet t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës në ndeshjen e 3 shtatorit kundër Moldavisë në Parma.

Por në takimin që pritet të luhet në ‘Fadil Vokrri’ kundër Greqisë tre ditë më vonë, Kololli dhe Kryeziu pritet të jenë mungesat e tjera të mëdha për selektorin Bernard Challandes.

Klubi i Zurich e nënvizon faktin se Kosova është një nga zonat më të rrezikshme nga COVID-19 dhe kjo është arsyeja pse klubi nuk i ka lejuar ata edhe për ndeshjen e dytë në kuadër të Ligës së Kombeve, që luhet në Prishtinë.