Kollçakut nuk i pëlqejnë kritikat që Zemaj ia bëri Vitisë, paralajmëron se mund t’ua ndalë fjalën deputetëve

Kryetares së komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollcakut nuk i kanë pëlqyer akuzat që janë bërë sot në drejtim të ministrit Arben Vitia nga ish-ministri Armend Zemaj.

Kollcaku pasi që ka përfunduar fjalën Zemaj, ka thënë se ai ka tentuar që në këtë paraqitje para komisionit ta reklamojmë punën e tij si ministër.

Ajo madje tha se “nuk e ka për qëllim të ua ndalë fjalën deputetëve të komisionit”.

“Ju kisha lutë kolegë, e di që keni qenë ministër e keni qef me reklamu punën tuaj, po nuk e kam qëllim me jau ndalë fjalën”, tha Kollcaku.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-ministrit Zemaj.

Ai ka thënë se nuk ishte duke folur me të por me ministrin.

“Ju kisha lutë kryetare me ty foli si kolege, jam ka foli me ministrin”, tha ai.