Kollçaku: Ka vullnet të dyanshëm për marrëveshje, takimi do të ndodhë së shpejti

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje Fatmire Kollçaku ka thënë se ka vullnet të dyanshëm politik që të arrihet një marrëveshje për bashkëqeverisje.

“Ka vullnet të dyanshëm politik. LVV-ja me bindje të plotë e them se ka qenë shumë korrekte. LVV-ja përkundër faktit se ka dalë e para është subjekt fitues, ka pasur një partneritet të mirëfilltë me LDK-në. Ta kemi kryeministrinë nga radhët tona edhe kryeparlamentarin. Presidenti ka qenë në fillim , ne nuk kemi pretenduar të jetë nga LVV-ja”.

“Tani jemi ku jemi, edhe një herë po e rikonfirmoj vullnetin e dy palëve. Ne nuk e kemi përmbyllë dhe të dyja palët janë duke bërë maksimalisht që të ndodhë edhe një takim. Shumë shpejt do të ndodhë. Kemi afatet kushtetuese, nuk dihet se kurrë”, tha ajo.