Koha kur Kurti “ia ngulte gozhdën” Veton Surroit dhe e kërkonte “të gjallë a të vdekur”!

Kryeministri i qeverisë në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, kohë më parë në një protestë të llojit të tij, e kishte kërkuar ish-kryetarin e partisë ORA, Veton Surroin, ‘të gjallë ose të vdekur’.

Veton Surroi, ishte një nga personat që nënshkroi marrëveshjen e Rambujesë, konferencë kjo të cilën Kurti e kishte kundërshtuar fuqishëm.

Në mesin e të kërkuarve si “të gjallë a të vdekur”, janë edhe ish-kryeministri i vendit, Bajram Kosumi, ish-presidenti Fatmir Sejdiu, presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit, Nexhat Daci.

Ndërsa sot, Veton Surroi, mbështeti pranimin e testeve për koronavirus nga Kurti, të cilit ia dhuroi Serbia.

Surroi, i cili prej kohësh përkrah veprimet e Kurtit, ka thënë se në këtë kohë s’bën të investohet me konflikte politike me Serbinë pasi ka ‘mejdane tjera’ për të vazhduar konfrontimin me shtetin që vrau më shumë se 12 mijë shqiptarë, dhunoi mbi 20 mijë gra e burra dhe deportoi mbi një milion banorë nga Kosova.

“Një mijë teste të ardhur nga Serbia janë një mijë teste të ardhur për të testuar të infektuarit nga koronavirusi , real apo potencial. Mejdane për konfrontime politike me Serbinë ka ende boll e tepër. Nuk ka nevojë të futet shëndeti i qytetarëve të Kosovës në to. E as ka nevojë për të shtuar helm në jetën tonë politike. Ka boll e tepër”, ka shkruar Surroi.

Një test i koronavirusit kushton mesatarisht 30-35 euro. Një mijë të tillë një ditë më parë, Serbia, dhuroi Kosovës. Kjo ndihmë u bë lajm edhe në Reuters e New York Times. Vlera e donacionit ishte 35 mijë euro bazuar në çmimin e testeve të COVID-19

Mediat prestigjioze botërore kanë raportuar për 1000 mijë testet për Covid-19 që Serbia ia ka dhuruar Kosovës.

Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar për 1000 mijë testet e dërguara nga Serbia për Kosovën në shenjë solidariteti kundër koronavirusit, transmeton Gazeta Express.

Në lajmin e publikuar nga Reuters citohet një zyrtar serb i cili ka pasur qasje me dorëzimi e testeve ka thënë agjencisë ndërkombëtare të lajmeve në kushte anonimiteti se “Beogradi ka shpërndarë testet pa asnjë kusht politik por vetëm me dëshirën për të ndihmuar në tejkalimin e këtij virusi”.