Koha kur Dua Lipa e ëndërronte suksesin e Rita Orës

Rita Ora është këngëtarja e parë shqiptare që ka ‘shpërthyer’ në tregun botëror.

E suksesin e saj, padyshim që e kanë dashur ta kenë edhe shumë kolege të saj, ndër to edhe Dua Lipa.

Dua dikur ka dhënë një intervistë, përpara se të bëhej e famshme dhe ka folur për Ritën.

“Me bo unë çka ka bo Rita Ora është ëndërr për mu” janë fjalët e saj, para se të arrij ku është sot.

Sot, Dua është shumë më e suksesshme se Rita, madje, është fituese e dy “Grammy Awards”.