Koeman nuk e përjashton mundësinë e drejtimit të Barcelonës

“Stoli i Barcelonës është një mundësi e mirë por nuk do të mendoj për të deri në fund të Euro 2020”.

Fjalë këto të Ronald Koeman që shikohet si pasuesi ideal i Ernesto Valverdes për të marrë drejtimin e Barçës, nga presidenti i klubit blaugrana Josep Maria Bartomeu.

Ish mesfushori i Barcelonës i ka hapur dyert një rikthimi të mundshëm tashmë në një rol tjetër por nuk do ta bëjë diçka të tillë pa përfunduar kampionatin europian të vitit të ardhshëm aty ku Koeman synon të lërë shenjë dhe pse jo të tentojë fitimin e trofeut me kombëtaren holandeze.

loading…