Koeficienti dëshpërues, Zëdhënësi i VV-së: Po punojmë pa hile

Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, ka komentuar vendosjen e vlerës së koeficientit të pagave të mërkurën, teksa ka thënë se Qeverisja e re e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, prej dy vitesh, “në shumë sfera e sektore po dëshmon se është e mundur të punohet pa krim e korrupsion, pa punuar për grupet e interesit, pa hile”.

Manxhuka tha se udhëheqja e Kurtit nuk po punon për grupet e pushtetshme, por “për shumicën, për interesin publik për ata që kanë nevojë më shumë”.

Sipas tij, një qeveri që mendon tërësinë. Vlera e koeficientit që u vendos dje nga Qeveria Kurti është 105 euro.

“Barazi dhe paga dinjitoze për mjekë, policë, mësues, ushtarakë dhe shërbyes civilë. A është shumë? Jo, por për aq sa ka buxhet e kapacitet vendi qytetarët tanë do të trajtohen njëjtë. Jo dikush 4 000 e dikush 240. Jo dikujt të mos ja pres muaji-muajin, dikujt muaji t’ia kalojë vitin”, shkroi ai në Facebook.