Lagjja “Kodra e Trimave” po ballafaqohet me mungesë të ujit.
Gazetarja Blerina Doshlaku, në një intervistë të realizuar me banorë të kësaj lagjeje, tha se ata po ankohen lidhur me këtë problem.
Njëri prej tyre, në emisionin “Fol me Arin”, tha se “nuk kemi ujë hiç”, transmeton Klankosova.tv.
“Që dy muajt e fundit s’kemi ujë hiç, po e bartim me çka po mundemi”, u shpreh zoti Shahini.
Ai shton se problem tjetër që po përballet “Kodra e Trimave” janë edhe mbeturinat.







