Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, evokoi luftën e UÇK-së, ndërsa Kosova ka nisur kremtimet 3 ditore për 22-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Gjaku i derdhur në mbrojtje të vatrave amtare shënoi një pikë kthese në historinë e UÇK-së dhe të Kosovës, që një vit më pas, me mbështetjen e NATO-s, do të çlirohej nga pushtimi i gjatë serb. Lavdi përjetë dëshmorëve, luftës dhe sakrificave të UÇK-së!’-shkruan Kokëdhima.Sponsored by Revcontent
Reagimi Kosova po kremton 22-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ditët e njërës prej betejave më të rëndësishme kundër agresionit ushtarak të ish-Jugosllavisë. Më 5-7 mars 1998, forcat serbe masakruan në Prekaz 55 shqiptarë, 20 prej të cilëve vetëm nga familja Jashari.
Por gjaku i derdhur në mbrojtje të vatrave amtare shënoi një pikë kthese në historinë e UÇK-së dhe të Kosovës, që një vit më pas, me mbështetjen e NATO-s, do të çlirohej nga pushtimi i gjatë serb. Lavdi përjetë dëshmorëve, luftës dhe sakrificave të UÇK-së!







