Koci: Rrafshi i Dukagjinit duhet të futet në shtetrrethim

Avokati, Arianit Koci, pas tragjedisë së trefishtë në Deçan, ka bërë thirrje që rajoni i Dukagjinit të futet në shtetrrethim.

Tutje ai ka shtuar se për zbardhjen e këtij rasti duhet të angazhimet edhe Agjencia e Inteligjencës së Kosovës.- Advertisement –

Koci e ka konsideruar “sulm terrorist” tragjedinë e Deçanit.

Postimi i plotë:

Tre burra të aftë (natyrisht edhe gra), të ndershem dhe trima të Inteligjencës së Policisë – e ka të tillë; po aq nga AKI – dhe duart e lira në hetim – i zbulojnë terroristat e sulmit në Deçan, shumë shpejtë.

Nëse nuk ka interferim!

Natyrisht, sonte duhet që krejt Rrafshi i Dukagjinit të futet në shtetrrethim; patrullat e policisë të dalin në rrugë, dhe të hetohet çdo hyrje/dalje në Kosovë.

Një javë. Nuk duhet më shumë për zbulim të këtij akti terrorist.

Analistat e inteligjencës, nuk guxojnë të pushojnë hiç.

Përndryshe, motivet mund të jenë shumë më pak komplekse, se që mendohet.

Në nje vend ku ka krizë të moralit, motivet e krimeve makabër, shpesh janë me “tokësore” se që mendohet.

Sidoqoftë, burgimi i përjetshëm është masa e vetme që duhet të aplikohet në këtë rast..