Qeveria e Kosovës ka vazhduar me sanksione ekonomike ndaj Serbisë.
Vendimi për taksë 10% është ngritur në 100% gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, raporton Ballkani.info.
Avokati, Arianit Koci tha në një status në Facebook se Qeveria Haradinaj nuk është pa të meta, por që është e gatshme të merrë vendime jo të lehta që mund të kushtojnë politikisht
Postimi i plotë
Kjo qeveri nuk është pa të meta.
Përkundrazi.
Por Ramushi, definitivisht po e dëshmon që mundet me marrë vendime jo të lehta.
Vendime që mund t’i kushtojnë shumë politikisht.
Ngritja e taksave për 100 % për produkte serbe, do të nxit reagime, presione dhe kushtëzime, nga ana e bashkësisë ndërkombëtare.
Shumë madje.
Por, interesi i Kosovës është mbi interesin politik dhe personal të Ramushit.
Këtë po e dëshmon sot, dhe e ka dëshmuar edhe më herët!
Prandaj, sado që do të ketë presion për këtë vendim, duhet ta përkrahim qeverinë.
Koha është që t’i tregojnë dhëmbët në raport me Serbinë.
Në të njejtën kohë, koha është që të reflektojmë dhe ta përmirësojmë edhe vetën!







