Kobe Bryant kishte pakt me gruan, që t’mos fluturonin bashkë në një helikopter

Legjenda e NBA, Kobe Bryant, pëlqente tej mase udhëtimet me helikopter, por ai dhe gruaja e tij Venessa, duket se bënë një pakt që të mos fluturonin kurrë së bashku.

Kështu bënë të ditur një burim për revistën People, ndërsa citon:

”Ai dhe Vanessa kishin një marrëveshje që ata kurrë të mos fluturonin në të njëjtin helikopter së bashku”.

Tutje nuk u dha ndonjë sqarim rreth këtij pakti të pazakontë të çiftit.

Burimi i njëjtë ka zbuluar gjithashtu se legjenda e Lakers, do të fluturonte ”vetëm” nëse do të drejtohej nga piloti Ara Zobayan, i cili gjithashtu ishte pjesë e ekuipazhit të përplasjes të së dieles ku Kobe Bryant dhe shtatë të tjerë mbetën të vdekur.

Në një intervistë për vitin 2018, Bryant, 41 vjeç, pati thënë që zgjodhi të udhëtonte përmes helikopterit.

Kjo për të shmangur ngecjet në trafik – dhe të maksimizonte kohën e familjes me katër vajzat e tij, Natalia, 17 vjeç, Gianna, 13, Bianka, 3 dhe Capri, 7 muajshe.