Gjatë ditës së sotme, liderët e Koalicionit për Familjen vizituan fabrikën e tubave në Ferizaj, pronë e Mabetex Group, një model i shkëlqyer i suksesit në procesin e privatizimit sipas modelit Spin-Off Special.
Kjo fabrikë, me një staf prej 180 punëtorësh, është shembull i jashtëzakonshëm i fuqisë së eksportit dhe zhvillimit ekonomik.
Postimi i plotë:
Sot, liderët e Koalicionit për Familjen vizituan fabrikën e tubave në Ferizaj, pronë e Mabetex Group, një model i shkëlqyer i suksesit në procesin e privatizimit sipas modelit Spin-Off Special. 🏭
Kjo fabrikë, me një staf prej 180 punëtorësh, është shembull i jashtëzakonshëm i fuqisë së eksportit dhe zhvillimit ekonomik.
Duke pasur parasysh ndikimin e saj pozitiv, mund të imagjinojmë ku do të ishte Kosova sot, 25 vite pas çlirimit, nëse ndërmarrjet e privatizuara do të kishin ndjekur të njëjtën qasje dhe tërë prodhimin e tyre do ta kishin orientuar drejt eksportit, ashtu siç bën kjo fabrikë.
Ky model përfaqëson jo vetëm sukses ekonomik, por edhe një vizion të qartë për zhvillimin dhe të ardhmen e qëndrueshme të Kosovës! 🤝







