Koalicioni për Kosovën Fituese, i udhëhequr nga kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj, vazhdon fuqishëm fushatën zgjedhore me tri tubime të rëndësishme gjatë ditës së diel.
Dita fillon në Malishevë, ku në orën 14:00 në Palestrën e Sporteve “Habib Zogaj” do të mbahet tubimi i parë me qytetarët. Më pas, në orën 18:00, koalicioni zhvendoset në Pejë, ku do të mbahet tubimi në kompleksin “Peja Inn”, pranë rrethit të Vitomiricës.
Dita do të përmbyllet në Krushë të Madhe, ku në orën 20:00 në Shtëpinë e Kulturës do të mbahet tubimi i fundit. Përveç këtyre tubimeve qendrore, strukturat e koalicionit do të zhvillojnë dhjetëra takime të tjera me qytetarë nëpër fshatra, lagje të qyteteve dhe bashkësi lokale.
Koalicioni për Kosovën Fituese vazhdon të prezantojë platformën e tij për ndryshim real në Kosovë, duke u fokusuar në rikthimin e partneritetit strategjik me Amerikën, antarësimin direkt në NATO dhe zhvillimin ekonomik.







