Shfrenohet Haki Abazi dhe e fyen rëndë Përparim Ramën: “I panjohuri nga rruga”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka reaguar rreth raportimeve të fundit se Blerand Stavileci i PDK-së do të jetë nënkryetar i Komunës së Prishtinës.

Në një postim në Facebook, Abazi ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës e shpërfaqë vetën duke e bërë kryetar një të panjohur nga rruga dhe i dorëzon PDK-së Prishtinë pa e filluar qeverisjen lokale.

“DMTH LDK e shpërfaqë veten duke e bërë kryetar një të panjohur nga rruga dhe i dorëzon PDKs Prishtinën pa e filluar qeverisjen lokale! Ndoshta mashtrimi ka emër tjetër”, shkroi ai.

Arben Gecaj, Sekretari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, ka mohuar arritjen e një marrëveshje koalicioni qeverisës me Lidhjen Demokratike në Prishtinë.

Gecaj, në një prononcim për Paparacin të mërkurën, tha se nuk qëndrojnë raportimet mediale për një marrëveshje mes PDK-së dhe LDK-së në Prishtinë që, siç u raportua sot, do ta bënte Blerand Stavilecin nënkryetar të Komunës së Prishtinës.

“Nuk ka pasur asnjë bisedë mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ne kemi dal parti e tretë në zgjedhje dhe nuk hapim negociata për koalicion”, tha Gecaj për Paparacin. “Nuk ka pasë rrjedhimisht as ndonjë marrëveshje me LDK-në”.