Partia Demokratike e Kosovës dhe AKR dega në Lipjan kanë bërë kualicion për zgjedhjet locale të 12 tetorit që mbahen në Kosovë.

Lajmin e ka dhënë kryetari i degës, Shukri Buja.

Postimi i plotë

Lipjan, 12 Korrik 2025 – Sot, së bashku me kryetarin e Degës së AKR-së, z. Bekim Kozhani, kemi nënshkruar marrëveshjen për koalicionin parazgjedhor ndërmjet PDK-së dhe AKR-së në Lipjan.

Ky është një hap i rëndësishëm dhe i guximshëm drejt fitores, një bashkim vlerash dhe vizioni për ndryshimin që qytetarët e Lipjanit e meritojnë dhe e presin prej kohësh.

Ftoj të gjithë qytetarët, strukturat, simpatizantët dhe mbështetësit tanë që të mobilizohen dhe të japin mbështetjen e tyre për këtë rrugëtim të përbashkët.

Koha për ndryshim ka ardhur – dhe bashkë do ta bëjmë realitet!