Kanë funksionuar si dy parti opozitare për 202 ditë, aq sa qëndroi qeveria Hoti.
Nuk është që kanë bashkëpunuar aq shumë sa ishin në opozitë, por a do të ketë një koalicion PDK-VV?
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, i pyetur nga Ballkani.info, nëse VV-ja do të bënte një koalicion pas zgjedhor me PDK-në, ka thënë se ata nuk kanë nevojë për një koalicon pas zgjedhor.
Sipas tij, Vetëvendosje do ta shtrijë dorën vetëm për Vjosa Osmanin, gjersa shton se Vetëvendosja nuk ka diskutuar për një koalicion të mundshëm pas zgjedhor me ndonjë parti, pasi janë të përqëndruar te fitorja me 51 për qind.
“Lëvizja Vetëvendosje nuk ka nevojë për asnjë koalicion me asnjë part,i sepse e vetme do t’i fitojmë zgjedhjet. Dorën e bashkëpunimit e shtrimë vetëm për Vjosa Osmanin dhe për askënd tjetër. Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka diskutuar koalicionin e mundshëm paszgjedhor me ndonjë parti, pasi ne jemi të përqendruar te fitorja me 51% të votave dhe mendoj se nuk do kemi nevojë për asnjë koalicion me asnjë parti pas zgjedhjeve”, ka pohuar Bajqinovci./Ballkani.info./







