Koalicion me LDK-në brenda dy ditësh, flasin nga AKR-ja

Aleanca Kosova e Re të martën, kishte deklaruar se brenda dy ditësh negociatat me Lidhjen Demokratike të Kosovës do të mbyllen dhe do të vendoset nëse do të shkojnë në listë të përbashkët.

Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, kishte thënë se bisedimet në mes të AKR-së dhe LDK-së kanë avancuar.

Mirëpo, deri më tani një bashkëpunim i mundshëm ende nuk është realizuar.

Anëtari i Kryesisë së AKR-së, Vesel Makolli, thotë për Ballkani.info, se ende nuk kanë një konkretizim rreth shkuarjes në koalicion me AKR-në.

Ai tregon se kanë pasur takime mes liderëve, por ditët në vijim do të qartësohen gjërat rreth koalicionit.

“Ende nuk ka konkretizim dhe detajim të bashkëpunimit tonë, gjegjësisht të shkuarjes në koalicion me LDK-në. Ka pasur kontakte dhe bisedime mes liderëve tanë partiakë.  Të  shtunën  e kaluar e kemi pasur një takim me kryesinë e partisë dhe përfaqësuesit e degëve, ku i kemi shqyrtuar ofertat që i kemi pasur për koalicion dhe ku e kemi marrë miratimin që bazuar në rrethanat aktuale dhe në elektoratin tonë, jemi orientuar për partneritet me LDK-në. Duke u bazuar në këto, ne presim që gjatë ditëve në vijim të qartësohen gjërat rreth këtij koalicioni, pasi që nga dy palët ekziston interesimi për bashkëpunim”, thotë Makolli për Ballkani.info.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme 2021 do të mbahen me 14 shkurt, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që qeveria Hoti është jo legjitime./Ballkani.info./