LDK-VV

Koalicion LDK-VV | Genc Prelvukaj zbërthen afërsinë e Osmanit me Abdixhikun si dhe takimet e Ramës me Vetëvendosjen

Këngëtari Genc Prelvukaj ka komentuar afërmitetin mes presidentes Vjosa Osmani dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku si dhe takimet e shpeshta të Përparim Ramës me krerët e LVV-së.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këto mund të përkthehen si shenja të hershme për një koalicion mes LDK-së dhe Vetëvendosjes në mandatin e ardhshëm.

Njoftimi i plotë:

Perafrimi i Abdixhikut me Osmanin, takimet e shpeshta te Perparim Rames me kreret e Vetevendosjes, vizita e Kurtit tek familja Rugova, mund te perkthehen si shenja te hershme per nje koalicion mes LDK-se dhe Vetevendosjes ne mandatin e ardhshem.

Ne rast se kjo rezulton e vertete, vendi do te kete vetem nje force serioze opozitare, Partine Demokratike te Kosoves. Ne kete kontekst, elektorati qe nuk pajtohet me qeverine Kurti, duhet ti drejtohet vetem PDK-se.